Vaksina Sputnik ka efikasitet 92% kundër Covid-19

schedule15:42 - 2 Shkurt, 2021

schedule 15:42 - 2 Shkurt, 2021

Vaksina Sputnik ka efikasitet 92% kundër koronavirusit, sipas rezultateve të një studimi publikuar së fundmi.

Në këtë hulumtim janë përfshirë 20,000 pjesëmarrës. Ndërkohë efektet anësore të raportuara ishin të lehta, duke përfshirë simptoma të ngjashme me gripin, dhimbje në vendin e injektimit, dobësi si edhe energji të ulët.

Vaksina e cila mbështetet nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) përfshin dy injeksione të cilat duhet të aplikohen 21 ditë larg nga  njëra-tjetra.

Për 2,144 pjesëmarrës mbi 60-vjeç vaksina kishte efikasitet 91.8% kundër kësaj sëmundje, bëjnë me dije studiuesit për revistën The Lancet.

/abcnews.al/