Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vaksina që po testohet në Gjermani mund të “furnizojë me miliona” deri në fund të vitit

schedule14:46 - 29 Prill, 2020

schedule 14:46 - 29 Prill, 2020

Një kompani gjermane që punon me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer ka filluar provat klinike të një vaksine të mundshme Covid-19  tek njerëzit.

Pfizer thotë se do të fillojë testimin e vaksinës eksperimentale në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme, dhe se një vaksinë mund të jetë e gatshme për përdorim në vjeshtë, raportoi të martën Wall Street Journal.

BioNTech me bazë në Mainz raportoi se  grupit të parë të pjesëmarrësve u ishin dhënë doza të vaksinës së mundshme, BNT162, në një studim klinik të Fazës 1/2 në Gjermani.

Dymbëdhjetë pjesëmarrës të studimit janë vaksinuar me kandidatin për vaksinë BNT162 në Gjermani që nga fillimi i studimit në 23 Prill 2020, “tha kompania në një deklaratë.

Asnjë informacion mbi rezultatet nuk është aktualisht i disponueshëm. BioNTech tha se rreth 200 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18 deri 55 vjeç do t’u jepen doza që variojnë nga 1 μg (mikrogram) deri në 100 μg për të gjetur dozën optimale për studime të mëtejshme.

“Përveç kësaj, siguria e vaksinës do të hetohet”, shtoi ndërmarrja bioteknike.

Pfizer dhe BioNTech kanë në plan të fillojnë provat  për BNT162 në SH.B.A. së shpejti, thuhet në deklaratë.

Instituti Federal Gjerman për Vaksina dhe Barna Biomjekësore miratoi provën e parë klinike të vendit për një vaksinë kundër Covid 19 – në 22 Prill.

“Të dy kompanitë po planifikojnë të kryejnë së bashku prova klinike për vaksinën e mundshme kundër COVID-19 fillimisht në Europë dhe SH.B.A., njoftoi Pfizer në raportin e tij të tremujorit të parë, botuar në internet të martën.

“Kompanitë vlerësojnë se ekziston mundësia për të furnizuar miliona doza vaksinash deri në fund të vitit 2020.

Pfizer nuk është i vetmi grup që ka zhvilluar një vaksinë të mundshme Covid-19 .

Javën e kaluar, shkencëtarët në Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar filluan të testojnë vaksinën e tyre te njerëzit të enjten dhe, në varësi të rezultateve të provave, ata thanë se vaksina mund të jetë gati në shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!