Studiuesit italianë kanë zbuluar se punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë mbipeshë kanë prodhuar vetëm gjysmën e sasisë së antitrupave pas marrjes së dozës së parë të vaksinës antiCovid në krahasim me njerëzit e shëndetshëm.
Megjithëse këto nuk janë të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar se çfarë tregon kjo për efikasitetin e vaksinës, kjo mund të nënkuptojë se personat mbipeshë kanë nevojë për një dozë shtesë për t’u siguruar që ata janë të mbrojtur në mënyrë adekuate nga koronavirusi./abcnews.al