Vaksina nazale kundër Covid-19: Rezultate premtuese tek kafshët, si e bllokon virusin në hundë

schedule13:15 - 19 Shtator, 2021

schedule 13:15 - 19 Shtator, 2021

Rezultatet e testeve paraklinike të bëra tek kafshët kanë treguar se një vaksinë franceze anti-covid ,e administruar nëpërmjet hundës, është efektive për të luftuar virusin.

Vaksina kandidate, e cila bazohet në proteinat virale dhe është zhvilluar nga ekipi kërkimor BioMAP, i cili përfshin universitete dhe kompani në Francë , është vaksina e tetë nazale në botë që do të testohet në njerëz.

Ndryshe nga vaksinat konvencionale të dhëna me injeksion,  vaksinat e këtij lloji e bllokojnë koronavirusin drejtpërdrejt në hundë , duke sjellë kështu imunitet lokal në mukozën e hundës, “porta” mbizotëruese që virusi përdor për t’u futur dhe për t’u shumuar në trup.

Vaksina e konsorciumit BioMAP përfshin pjesë të proteinave të virusit në nanogrimca yndyrore. Kjo teknologji e vaksinës së hundës tashmë ka rezultuar të jetë efektive kundër infeksionit të toksoplazmozës tek primatët  (majmunët). Dhe tani është duke u testuar për koronavirusin.

Sipas studiuesve, vaksina përmban si proteinën spike SARS-CoV-2 ashtu edhe proteina të tjera mutante që nuk janë të ndjeshme ndaj mutacioneve, kështu që të vaksinuarit do të mbrohen pavarësisht nga llojet e ndryshuara të koronavirusit që do të qarkullojnë.

Testimet e vaksinës të bëra tek brejtësit ( dy doza me tre javë distancë nga njëra-tjetra) shkaktuan përgjigje të fortë imune tek kafshët. Në ​​ndryshim me grupin e kontrollit të kafshëve të pavaksinuara. Virusi nuk u zbulua as në hundë as në mushkëri të kafshëve të vaksinuara, ndryshe nga brejtësit e pavaksinuar që kishin nivele të larta të ARN -së virale.

Rezultatet e mësipërme, sipas shkencëtarëve francezë, janë dëshmi të forta për efektivitetin e vaksinës së hundës tek njerëzit, diçka që duhet të konfirmohet nga testet klinike. /abcnews.al/