Vaksina Moderna është efektive ndaj varianteve të reja të koronavirusit

schedule15:18 - 25 Janar, 2021

schedule 15:18 - 25 Janar, 2021

Vaksina Moderna është efektive ndaj varianteve të reja të koronavirusit të zbuluara në Britani dhe Afrikën e Jugut, konfirmoi kompania amerikane farmaceutike.

Njoftimi i kompanisë vjen në një kohë shqetësimi në lidhje me efektivitetin e vaksinave ndaj mutacioneve të reja.

Sidoqoftë, Moderna vëren se vaksina mund të funksionojë, por  prodhon më pak antitrupa ndaj mutacionit që gjendet në Afrikën e Jugut. Prandaj, po punon për forcimin e vaksinës dhe për të bërë rregullimet e nevojshme.

Megjithatë, Moderna siguron që edhe në këtë rast, antitrupat “mbeten mbi nivelin e mbrojtjes”.

Për hulumtimin, Moderna bashkëpunoi me Qendrën e Kërkimit të Vaksinave të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve ngjitëse, e cila është pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Deri më tani, rezultatet nuk janë publikuar ose vlerësuar nga shkencëtarët, por janë dorëzuar në bioRxiv, i cili publikon studime paraprake në internet. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!