Vaksina “Johnson & Johnson”, efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut

schedule08:48 - 25 Shkurt, 2021

schedule 08:48 - 25 Shkurt, 2021

Vaksina Johnson & Johnson ka rezultuar efektive kundër variantit të koronavirusit të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut.

Varianti, i cili mendohet të jetë më infektues, aktualisht përbën shumicën e rasteve në Afrikën e Jugut dhe është zbuluar në disa vende, përfshirë  Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave, vaksina tregoi një normë efikasiteti 64% në Afrikën e Jugut, një normë efikasiteti prej 72% në SHBA dhe një normë mbi  68% në Brazil, e cila mbron gjithashtu edhe njerëzit me simptoma të rënda dhe të lehta.

Vaksina ishte deri në  86% efektive  ndaj  rasteve më të rënda të Covid-19 në SHBA , rreth 82% në Afrikën e Jugut dhe  88% në Brazil.

Ekspertët kanë deklaruar se variantet mund të rrisin numrin e rasteve në SHBA dhe kjo është një arsye se pse është e rëndësishme të vaksinohen sa më shumë njerëz dhe sa më shpejt që  të jetë e mundur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!