Agjencia Evropiane e Barnave deklaroi sot se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit është e sigurt dhe efikase kundër koronavirusit. Megjithatë, agjencia theksoi se hetimet do të vijojnë.
Dr Sabine Strauss, kryetare e Komitetit të Sigurisë së Vaksinave pranë EMA, theksoi se rastet individuale nga e gjithë Evropa e ngjarjeve tromboembolike u hetuan dhe rezultoi se nuk ka rrezik më të lartë të përgjithshëm të ndodhin evente të tilla pas vaksinimit.
Përkundrazi, ajo nënvizoi se ka të ngjarë mundësitë për raste të tilla të ulen.
Sidoqoftë, “në disa raste, mpiksje të vogla u zhvilluan në enët e gjakut në 7-14 ditët e para pas vaksinimit … Gjithashtu në disa raste pamë mpiksje që zhvilloheshin në enët e gjakut, duke kulluar gjak nga truri … Këto simptoma janë të lidhura me nivele të ulëta të trombociteve të gjakut. Për momentin, provat që kemi për momentin nuk janë të mjaftueshme për të dalë në një përfundim të sigurt se këto efekte anësore janë shkaktuar vërtet nga vaksina apo jo.”
Strauss shtoi se do të porositen studime të mëtejshme ndërsa theksoi se këto raste janë jashtëzakonisht të rralla mes rreth 20 milion njerëzve të vaksinuar. sb/abcnews.al/