Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vaksina e Oxford do të testohet për herë të parë tek fëmijët

schedule12:50 - 13 Shkurt, 2021

schedule 12:50 - 13 Shkurt, 2021

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca do të testohet tek fëmijët. Studiuesit do të përdorin 300 vullnetarë për të shqyrtuar nëse vaksina do të krijojë imunitet tek fëmijët e moshës midis 6 deri në  17 vjeç.

Vaksina e Oksfordit është një nga tre vaksinat që janë aprovuar për përdorim tek të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me Pfizer / BioNTech dhe Moderna.

Pediatri dhe kryeinspektori i provës së vaksinës Andrew Pollard tha: ‘Ndërsa shumica e fëmijëve janë  imunë nga koronavirusi, është e rëndësishme të kemi siguri ndaj efektivitetit  të vaksinës te fëmijët.

Provat e para do të fillojnë këtë muaj, me deri në 240 fëmijë që do të vaksinohen.

Profesori Jonathan Van-Tam tha për ITV Neës: ‘Ekziston mundësia që të kemi disa vaksina anticovid të licencuara për fëmijë deri në fund të vitit.’

Kolegji  i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve ka deklaruar se ka prova që Covid-19 mund të shkaktojë vdekje dhe simptoma të rëndë tek fëmijët, por që kjo është e rrallë.

‘Pandemia Covid-19 ka pasur ndikime negative në arsimimin, zhvillimin shoqëror dhe mirëqenien emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve. Prandaj është e rëndësishme të kemi të dhëna për sigurinë dhe përgjigjen imune ndaj vaksinës së koronavirusit në këto grupmosha, në mënyrë që fëmijët  të përfshihen në programet e vaksinimit në të ardhmen e afërt.’/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!