Vaksina AstraZeneca mbërrin në Antarktidë

schedule08:46 - 7 Tetor, 2021

schedule 08:46 - 7 Tetor, 2021

Nëntë muaj pasi u shpërnda, vaksina AstraZeneca më në fund ka arritur në Antarktidë.

Këtë javë pritet të imunizohen 23 anëtarët e stafit që kanë mbajtur stacionin kërkimor britanik Rothera gjatë dimrit polar. Ky është dërgimi në i largët, në jug të planetit i dozave.

Përveç disa rasteve në një bazë kiliane, Antarktida ka qenë pa Covid. Agjencitë ndërkombëtare të shkencës duan ta mbajnë atë të pastër.

Ndërsa afrohet sezoni i ri i kërkimit veror, protokollet e rrepta shëndetësore do të jenë përsëri në vend.

Për shembull, ekuipazhi i anijes së re polare të Mbretërisë së Bashkuar, RRS Sir David Attenborough, së shpejti do të hyjë në karantinë para se të nisen në jug muajin tjetër me pajisje dhe furnizime. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!