Vaksina anti covid e Johnson&Johnson do të miratohet në BE në 11 mars

schedule13:43 - 26 Shkurt, 2021

schedule 13:43 - 26 Shkurt, 2021

BE pritet të miratojë vaksinën antiCovid Johnson & Johnson në fillim të muajit tjetër, sipas Bloomberg.

Miratimi i vaksinës nga Agjencia Europiane e Barnave pritet të jetë në 11 Mars, sipas informacionit nga një zyrtar i BE-së.

Nëse gjithçka shkon siç duhet, kjo do të jetë vaksina e katërt e aprovuar nga BE, së bashku me ato të Moderna, AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech.

FDA e ka cilësuar vaksinën Johnson & Johnson të sigurt dhe efektive në testet e kryera, ndërsa brenda ditës pritet mendimi i komitetit të ekspertëve të pavarur  për sigurinë e vaksinës./abcnews.al