Vakancat në Kushtetuese, zbardhen emrat

schedule14:06 - 27 Shkurt, 2018

schedule 14:06 - 27 Shkurt, 2018

Pas krijimit të dy vakancave në trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta hapi procedurat për plotesimin e tyre. Lista e kandidaturave që aplikuan për vendin vakant është publikuar në faqjen e institucionit të presidencës. Janë 21 të interesuar mes të cilëve nënkryetari i Komisionit qendror të zgjedhjeve Denar Biba, ish gjyqtari i Gjykatës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Strasburgu Kristaq Traja dhe ish-drejtoresha për marrëdhëniet me jashtë në prokurori Rovena Gashi.

Aktualisht trupës së Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 2 nga 9 anëtarët e parashikuar në ligj, kjo për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi dhe dorëheqjes së Besnik Imerajt nga kjo trupë. Për këtë arsye, në mbështetje të Kushtetutës dhe parashikimeve të ligjit, Presidenti Meta pas hapjes së procedurave ftoi të aplikojnë të gjithë të interesuarit që plotesojnë kriteret. Por sa i takon anëtarëve të Kushtetueses kujtojmë se njërës prej tyre, gjyqtares Vitore Tusha i ka mbaruar mandati. /abcnews.al