Vakancat në KLGJ e KLP/ Ambasada e SHBA: Nxisim kandidatët të aplikojnë, do ndjekim nga afër procesin

schedule14:21 - 26 Korrik, 2023

schedule 14:21 - 26 Korrik, 2023

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me vakancat në KLGJ e KLP.

Duke i konsideruar këto dy institucione si themeli i sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ambasada nxit kandidatët e kualifikuar të kandidojnë duke theksuar gjithashtu do të ndjekë nga afër procesin.

Postimi i plotë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë në themel të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Tashmë, janë hapur vende të lira brenda dy këshillave. Kjo përtëritje e anëtarëve të Këshillave është thelbësore për mbrojtjen e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe përparimin drejt një sistemi drejtësie të pavarur dhe të efektshëm.
Gjashtë anëtarë të rinj do t’i bashkohen çdo Këshilli – 3 anëtarë jo-magjistratë dhe 3 anëtarë magjistratë – me një mandat pesë-vjeçar.
Për anëtarët jo-magjistratë, afati i fundit për aplikim është të shtunën e ardhshme, 5 gusht 2023. Procesi administrohet nga Kuvendi. Detajet mbi procesin e aplikimit mund të gjenden këtu:
▪️ Një anëtar nga shoqëria civile: https://bit.ly/3DsUkrB (parlament.al)
▪️ Dy anëtarë nga radhët e avokatëve: https://bit.ly/3Kh22c1 (parlament.al)
Për anëtarët magjistratë, afati i aplikimit është data 4 shtator 2023. Procesi administrohet nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme. Detajet mbi proceset e aplikimit mund të gjenden këtu:
▪️ Për Këshillin e Lartë Gjyqësor: https://bit.ly/3Otenwm
▪️ Për Këshillin e Lartë e Prokurorisë: https://bit.ly/3q92eDl
Ambasada e SHBA nxit të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë për të siguruar një proces të drejtë, konkurrues dhe një tranzicion të suksesshëm. Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët tanë, do ta ndjekim nga afër këtë proces në muajt në vijim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!