Vajzës i nxjerrin tumorin 9 kilogram nga barku

schedule14:51 - 28 Mars, 2022

schedule 14:51 - 28 Mars, 2022

Dietat mund të jenë të vështira, veçanërisht nëse nuk marrin rezultatet që dëshirojmë. Por për  Jaimi Conwell ishin bërë pjesë e jetës tashmë, sipas New York Post.

28-vjeçarja prej vitesh po përpiqej të humbiste peshë, por pa rezultat. Ajo provoi dieta me kalori të ulta përpara se të shkonte për kontroll në mars të 2021. Pikërisht atëherë ajo zbuloi arsyen e vërtetë që nuk mund të humbiste peshë – një tumor 9 kg që vazhdonte të rritej në mitër.

Jaimi, e cila jeton në Teksas, SHBA tha se kishte filluar të shtonte peshë gjatë dy viteve të fundit. Në atë kohë ajo ishte 252 kilogramë. Pas analizave të gjakut, ajo zbuloi se qelizat e bardha të gjakut ishin më të larta se normalja.

Pas kontrollit dhe analizave të nevojshme, 28 vjeçarja iu nënshtrua operacionit. Ajo u diagnostikua me një tumor teratoma – një tumor që ishte rritur gjatë gjithë jetës së saj.

@jaimi.conwell I just want to say this was a horrible Angel but also almost one whole year without a tumor babbbyyyyy!!! #tumorfree #glowup #weightlosscheck #weightloss #transformation #weightlosstransformation #tranformationchallenge ♬ original sound – Jaimi

Operacioni doli me sukses dhe tani Jaimi i është rikthyer dietës dhe fitnesit. Ajo ka humbur 103 kilogramë dhe tani peshon 147 kilogramë.

@jaimi.conwell Reply to @irias30 #greenscreenvideo ♬ original sound – Jaimi

Jaimi e ka treguar rrugëtimin e saj në rrjetet sociale .

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!