“Vajzë shqiptare” e Erik Lloshit Sfidon këngët e verës me tupanat e motive popullore

schedule10:41 - 11 Korrik, 2023

schedule 10:41 - 11 Korrik, 2023

Këtë të martë i ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, i ftuar ka qenë këngëtari Erik Llozhi, ku ka folur në lidhje me projektin e tij më të ri “Vajzë Shqiptare”, një këngë ndryshe nga zhanri ku ishim mësuar që ta shikonim këngëtarin që të performonte.

Llozhi ka theksuar se projekti i ri i tij është xhiruar tek Piramida e Tiranës dhe është pritur shumë mirë nga publiku, dhe pse atë ishin mësuar që ta shikonin më shumë me balada.

Ndër të tjera ai thekson se ka zgjedhur që të bëjë këtë këngë ndryshe nën ritmin e tupanave për të sjellë një gjë ndryshe për publikun dhe për të treguar se ai është i dhënë dhe i pëlqen folku shqiptar, veçanërish veriori nga dhe ka origjinën.

“Unë jam rritur në Lushnje por që me origjinë jam dibranë dhe e kam një damar veriu dhe për fatin tim të mirë di ti këndoj këngët e veriut. Unë e kam thënë se mund që të këndoj këngë jugu por që nuk do të mundet të bëj një klip. Për një këngëtar që të ketë sukses është e rëndësishme që të dinë vertet se çfarë janë. Folkun e veriut dhe Shqipërisë së Mesme janë dhe ato që unë njoh më shumë dhe për shkak të lidhje familjare që unë kam. Unë mendoj akoma ë të bëj pop rrok”, ka thënë këngëtari.

Ndër të tjera Llozhi është shprehur se në vijimësi ka shumë projekte të reja por pa dhënë detaje sesa këngë mund të presim që të publikohen së afërmi.

Ai gjithashtu ka dhënë detaje dhe në lidhje me jetën familjare ku ka treguar se është bërë dajë dhe e pret me emocion ardhjen e mbesës së vogël nga Kanadaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!