Vajzë apo djalë? Zbulohet gjinia e fëmijës së Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit

schedule16:52 - 19 Gusht, 2021

schedule 16:52 - 19 Gusht, 2021

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi i ëmbël ka disa ditë që qarkullon në mediat rozë, pasi dyshja nuk ka qenë më aq aktive me fotot e postuara zakonisht gjatë pushimeve të verës.

Për më tepër, Marina mungonte dhe në episodet e fundit të “Klanifornias”, gjë që i shtoi dhe më shumë dyshimet e njerëzve për shtatzëninë.

Mirëpo, burime për Prive.al kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës që pret moderatorja. Çifti do të bekohen me një vajzë dhe Marina aktualisht është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Kujtojmë që dyshja shumë e dashur nga publiku i dhanë fund beqarisë në shtator të vitit 2017, ku realizuan një dasmë madhështore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!