Juxhin Plovishti është një nga aktorët e rinj të spektaklit të humorit “Kosherja”. Edhe pse është ende student në “Universitetin e Arteve”, ai tashmë ka katër role.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Juxhini tregoi se personazhet i ka krijuar vetë, por i pari me të cilin u paraqit dhe te audicionet është vajza ‘Tik-Tok’.
Ai ka zbuluar se fillimisht ky rol nuk ka qenë vajzë, por u përshtat me Bes Kallakun.
“U bëra pjesë me audicion, përgatita personazhet dhe konkurova. Fillimisht kisha personazhin “Tik-Tok” po në variantin mashkull, po rrugës u bë femër. U përshtat edhe me Besin.
Është komplet prodhimi i imagjinatës time, e kam ndërtuar katër ditë përpara se të vija në audicion se atë herë e mora vesh. Aktualisht kam katër role te Kosherja.
“Tik-Tokset” i shkruaj unë me Besin, Adi Krastën unë dhe Fransin, ndërsa baby sitterin e shkruaj po vetë pjesën time”, tha Juxhini./abcnews.al