Vjola Baduni dhe Elda Koçia janë përballur me shumë kritika dhe paragjykime për shkak të peshës së tyre, por sot janë kthyer në një frymëzim për shumë vajza. Të ftuara në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ata rrëfyen sesi ia kanë dalë t’i bëjnë ballë paragjykimeve dhe ta pranojnë veten ashtu siç janë, me forma të kolme.
Dy blogeret ishin ndër të parat që nuk nguruan të tregonin për të gjithë format dhe linjat trupore, duke u kthyer në një inspirim dhe për shumë vajza të tjera që të fitojnë besimin, të ndihen rehat me trupine tyre dhe sigurisht të kujdesen për veten dhe të kenë një shëndet sa më të mirë.
“Unë e bëra për veten time dhe jo për atë që duan të tjerët të shohin tek unë. Njeriu duhet të jetojë për vete dhe të mosë dëgjojë fjalët e tepërta. Arsyeja që u dobësova është thjesht se unë dua.”, tha Elda.
Madje, Elda ka krijuar dhe “Confidence”, një projekt dedikuar vajzave oversize për t’u treguar se mund të duken bukur dhe me masa të mëdha. “Doja patjetër të krijoja diçka sepse e kam fuqinë dhe stilin, si dhe rehatinë e të ndjerit mbipeshë. Më erdhi mundësia ta krijoj dhe ta ngre avash avash. Ka shumë vajza oversize që vijnë, por ka dhe nga ata që pëlqejnë stilin e lirshëm që i tregojnë bukur.”, tha Elda. /abcnews.al