U gjet pas tre ditësh, babai për “Abcnews.al”: Si e zbulova ku qendronte vajza

schedule23:30 - 8 Gusht, 2020

schedule 23:30 - 8 Gusht, 2020

Wshtë gjetur pas tre ditësh 15 vjeçarja nga Vlora, Argita Liço. E mitura u gjet në një shtëpi të braktisur në zonën e Fushë Krujës.

I kontaktuar nga abcnews.al, babai vajzës, Miklovan Liço theksoi se të miturën e gjeti vetë duke marrë informacione nga shoqet e saj dhe nuk ka patur ndihmë nga policia në këtë drejtim.

Lexo edhe: Dalin pamjet nga Fushë-Kruja, si u gjet vajza e zhdukur prej 3 ditësh

E gjeta vetë vajzën dhe nuk mori përsipër askush nga policia për të më ndihmuar. Kishin marrë vetëm kamerat e sigurisë së hotelit në Lushnje dhe asgjë më shumë.

Më ndihmoi një grua për të gjetur vajzën në Fushë Krujë, askush tjetër. Ajo gruaja në Fushë Krujë më ndihmoi shumë. Informacionin se vajza ishte në Fushë Krujë ma dha një vajzë nga Vlora dhe e kam gjetur vajzën me forcat e mia“, u shpreh ai duke theksuar se nuk e ka ende të qartë shkakun se përse vajza u largua nga shtëpia. /abcnews.al