Ditët e para të muajit gusht janë gjithmonë të veçanta në familjen e miss-it të parë shqiptar Valbona Selimllari.
Vogëlushja e saj, Vivien, ka ditëlindjen më datën 2 gusht dhe festa fillon më herët.
Këtë herë, Valbona u kujdes që ta bënte këtë ditë mjaft speciale për vajzën e saj. Ajo e ka mbushur shtëpinë me një tortë gjigande dhe plot ëmbëlsira me të cilat Vivien duket mjaft e lumtur. Ndoshta pandemia ka penguar që këtë vit Valbonatë realizojë një festë të madhe për vogëlushen e saj, por me rëndësi është që ata janë argëtuar shumë./abcnews.al