Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi nuk ka pritur rezultatin final të votimeve, por ka uruar kryeministrin Edi Rama.
Ajo ka postuar në Instagram një foto të disa viteve më parë, ku shfaqet me Ramën dhe thotë se nuk duhet të festojnë vetëm të majtët, por të gjithë shqiptarët.
“Po të uroj që tani, shumë urimeee për këtë fitore historike Edi Rama! Sot nuk duhet të festojnë vetëm të majtët, por edhe të djathtët, edhe ata që nuk kanë marrë pjesë në votim, sepse Shqipëria është e të gjithëve dhe rruga e zhvillimit do të vazhdojë për të gjithë, për të ardhmen europiane duhet të kontribojmë të gjithë”, ka shkruar Peleshi.
Foto e postuar:
l.k/abcnews.al