Vajza e Michael Jackson i befason të gjithë me “look-un” e ri

schedule09:41 - 1 Tetor, 2022

schedule 09:41 - 1 Tetor, 2022

Vajza e Michael Jackson, Paris Jackson u shfaq me një fustan në ngjyrë të artë në tapetin e kuq, pa rripa dhe me një të çarë në këmbë. Ajo e ka shoqëruar look-un me taka të zeza, një gjerdan dhe disa byzylykë.  Flokët  i kishte realizuar në një topuz elegant dhe ka nxjerrë në pah tatuazhet e saj të shumta dhe shumëngjyrëshe.

Make up-i i Jackson ishte i mrekullueshëm, duke evidentuar tiparet dhe sytë e saj. Në këtë mënyrë, ajo i befasoi të gjithë.

Jackson, e cila rrallëherë flet publikisht për babain e saj Michael Jackson, bëri një koment të rrallë në rrjetet sociale këtë 29 gusht, duke festuar ditëlindjen e tij. Ajo ndau një foto, ku shfaqej me të atin dhe shkroi “HBD”, ndërkohë që kishte vendosur një ‘emoji’ me zemër. Vëllai i saj, Princi Jackson, ndau një sërë fotografish familjare, duke përfshirë ato të rrallat ku shihen duke festuar Krishtlindjet dhe më shumë.

“Gëzuar ditëlindjen më të madhit! Më mungon gjithnjë e më shumë, por unë të dua çdo ditë e më shumë. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar ai./abcnews.al