Vajza e Jorgjie Trujës kujton momentin kur doli për herë të parë në skenë me nënën e saj: Isha 5-vjeç

schedule11:20 - 28 Shtator, 2023

schedule 11:20 - 28 Shtator, 2023

Vajza e Jorgjie Trujës, e para soliste e muzikës klasike në Shqipëri, Takuina Truja, ka bërë një rrëfim në emisionin “Pas Mesnate”, në ABC News.

E pyetur se si e kujton momentin kur ke ndarë skenën me mamanë tuaj 5-vjeç, ajo u shpreh:

Pa probleme, pa siklete, e natyrshme. Ishte kënaqësia e saj. Ajo mbante qetësinë, mbante kujdesin dhe me dashuri, pa thënë asnjëherë që bëre keq, që bëre mirë”.

Më tej, Taikuna ndau disa detaje nga karriera e nënës së saj, te këmbëngulja që kishte kur shkoi në Itali, aktivitetet që organizonte deri te turnet nëpër Shqipëri dhe jashtë saj.

Këtu në Shqipëri nuk bëri njëri përgatitje, në Itali ishte nivel tjetër dhe ishin të mëdhenj. Edhe ajo e kuptoi që dy muaj do të përgatiteshe tamam dhe atë bëri, vajti, u zhvillua dhe ia doli. Sekreti i saj ishte thjeshtësia e jashtëzakonshme.

Ajo nuk mund të ngeleshe vetëm ashtu, se lexoi vetëm diçka për nxënësit. Nuk mjaftonte ajo, ishin gjëra që i zhvilloi vetë natyrshëm, gjëra të bukura, koncerte, programe muzikore, të tëra, aq sa filluan ta nxjerrin jashtë vendeve, kur aktivitetet ishin shumë të zhvilluara në momentin që duheshin kur ishin festat sidomos. Bënte turne nëpër të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm. Më mungonte shpesh, sa qaja”, rërfeu ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!