Vajza e Dutertes do të kandidojë për zv/presidente të Filipineve

schedule18:25 - 13 Nëntor, 2021

schedule 18:25 - 13 Nëntor, 2021

Sara Duterte, vajza e madhe e presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte do të kandidojë për zv/presidente në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. BBC shkruan se ajo ishte ishte përfolur si një kandidate e mundshme për të zënë karrigen e babait të saj i cili nuk mund të qëndrojë për një mandat tjetër si president.

Duterte e cila është edhe kryebashkiake e qytetit më të madh Davaos, kishte kryesuar sondazhet si kandidatja potenciale për postin e kreut të shtetit.

Babai i saj, një figurë mjaft kontraverse erdhi në krye të vendit 5 vite më parë në vitin 2016 duke premtuar se do të reduktojë krimin dhe trafikun e drogës në vend.

Kritikët thonë se gjatë këtyre viteve, Duterte ka inkurajuar punën e policisë, përmes vrasjeve jashtëgjyqësore, në atë që ai e ka quajtur “lufta kundër drogës”.

Duterte kishte deklaruar se do të mbante postin e zv/presidentit pas përfundimit të mandatit, por muajin e kaluar ai ndryshoi sërish mendje duke njoftuar se do të shpallë largimin nga politika. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!