Vajza e Bill Gates poston foton e papublikuar më parë për ditëlindjen e tij

schedule09:56 - 29 Tetor, 2021

schedule 09:56 - 29 Tetor, 2021

Jennifer Gates ka publikuar një tjetër foto nga dasma e saj luksoze me Nayel Nassar, këtë herë me babain e saj, Bill Gates. 25-vjeçarja ka publikuar foton babë e bijë për nder të ditëlindjes së 66-të të themeluesit të Microsoft-it, krahas së cilës ka bërë dhe një dedikim.

“Gëzuar ditëlindjen e 66-të për Bill Gates. Jam mirënjohëse që mësoj nga shembujt e kuriozitetit tuaj të pafund, kërkimit të vazhdueshëm dhe dëshirës për të ndihmuar njerëzimin. Jam e ngazëllyer të dëgjoj për atë që do të mësoni në këtë rrotullim të radhës rreth Diellit.

Faleminderit për mbështetjen tënde në dasmën dhe ditën tonë të ëndrrave – këto kujtime do të zgjasin përgjithmonë.”, ka shkruar ajo. Jennifer u martua me Nayel Nassar.  Gjatë dy ditëve të fundit, ajo ka postuar imazhe të ceremonia e madhe, që u mbajt në fermën e familjes në Westchester, Nju Jork.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!