Vajza e Bashkim Finos merr postin e rëndësishëm në qeveri

schedule19:48 - 30 Qershor, 2021

schedule 19:48 - 30 Qershor, 2021

Vajza e Bashkim Finos, Megi Fino ka marrë ditën e sotme një post të rëndësishëm në qeveri duke u emëruar zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë në këshillin e ministrave dhe në mungesë të kryeministrit Edi Rama, është firmosur nga zëvendësi i tij Erion Braçe.

Megi Fino u shfaq për herë të parë në radhët e të majtëve në kongresin e Partisë Socialiste ku mbajti një fjalim të ndjerë. Teksa mori kartën e anëtarësisë në këtë parti, ajo tha se kjo kishte qenë një dëshirë e të atit.

Bashkim Fino u nda nga jeta më 29 Mars pas një betejë të gjatë me COVID. Për rreth tre dekada, ai ka qenë politikan karriere në radhët e socialistëve. Fino ishte kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar në vitin 1997, dhe deputet në disa legjislatura nën siglën e socialistëve.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!