Vajza e Bashkim Finos anëtare e PS-së, Braçe: Krenohu për Megin tënd, mik

schedule09:17 - 13 Qershor, 2021

schedule 09:17 - 13 Qershor, 2021

Në Kongresin e zhvilluar ditën e djeshme të Partisë Socialiste, vajza e Bashkim Finos, Megi Fino njoftoi se do të jetë anëtarja e re e PS-së, ndërsa tregoi se kjo ishte një dëshirë e madhe e babait të saj të ndjerë Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë për shkak të Covid-19.

Lexo edhe: Përlot vajza e Bashkim Finos në Kongresin e PS: Ndihem krenare për të, sot po i plotësoj dëshirën

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, shpreh mungesën mikut të tij, ndërsa thotë se tashmë vajza e ka bërë krenar.

“Sa mungon ti!! E ndjeva çdo dite ketë herë “në fushë”! Por nga atje lart, krenohu për Megin tënd, Bashkim! Mik! Kampion!/i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!