“Vajza e babit”, Loredana bën tatuazhin e veçantë për të atin e ndjerë

schedule11:08 - 31 Tetor, 2020

schedule 11:08 - 31 Tetor, 2020

Më shumë se një vit më parë, Loredana humbi babain e saj. Në një reagim në rrjete sociale, reperja bëri një dedikim prekës për të ndjerin ku shkruante: “Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra.”

Së fundmi, reperja ka bërë një tatuazh të veçantë në nder të kujtimit të tij. Përmes një fotoje në Instastory, artistja ka zbuluar se gdhendur në pjesën e qafës krahët e një ëngjëlli, ku më poshtë shkruhet: “27.03”, një datë që si duket ka një domethënie të veçantë për të atin. “Vajza e babit”, ka shkruar Loredana përkrah tatuazhit, shoqëruar me një fytyrë të mërzitur.

Kujtojmë që Loredana është përfolur së fundmi se është rikthyer sërish në krahët e Mozzik. Ribashkimi i tyre vjen në një kohë, kur reperja iu ka dhënë fund problemeve me çiftin zvicerian, të cilët e akuzuan për mashtrim.  Loredana ka pranuar akuzat, ka kërkuar falje dhe i ka ofruar çiftit një shumë, më shumë se ajo që ata kanë pretenduar.

Sipas zyrës së prokurorit publik, reperja ka transferuar një shumë prej 430,000 franga. “Reperja Loredana tregon pendim dhe mirëkuptim – ajo pranon sjelljen e gabuar ndaj palës së dëmtuar”, thuhet në njoftim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!