Tiranë – Një denoncim në polici ka ngritur alarmin ditën e sotme. Një shtetase denoncoi se ishte dhunuar. Menjëherë janë angazhuar forcat e policisë, RENEA si edhe ekipe zjarrfikëse, ndërsa kanë rrethuar zonën e Astirit në Tiranë. Vajza më pas nuk ka hapur derën e apartamentin, pasi policia ka mbërritur në pallat.
Kjo ka bërë që efektivët e RENEA-s të hyjnë nga dritarja duke përdorur litarët. Vajza u gjet e vetme në banesë. Ndërsa sipas informacioneve, ABC News mëson se në apartament janë gjetur armë në tavolinë, të cilat po këqyren nga ekspertë të kriminalistikës.
Dyshohet se pasa se vajza të mbyllej brenda, në apartament kanë qenë disa djem, që më pas janë larguar. Ndërkohë hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.