“Vajza 16-vjeçare i tha se dyshonte të ishte shtatzënë”, rrëfimi i amerikanes pas ligjit kundër abortit

schedule22:35 - 24 Qershor, 2022

schedule 22:35 - 24 Qershor, 2022

Beth hyri në Qendrën e Grave Aleate në San Antonio, Teksas, këtë pasdite, ndoshta duke mos ditur për ligjin e ri që ndalon abortin.

Ajo ishte e shqetësuar për dy arsye, mundësia që vajza e saj 16-vjeçare të ishte shtatzënë dhe gjasat që ajo të mos kishte akses në një abort, nëse dëshironte një të tillë, shkruan BBC.

Pikërisht mëngjesin e sotëm, vajza e saj, e cila nuk pranoi të fliste, i tha se nuk ishte më e virgjër dhe dyshoi se mund të ishte shtatzënë. Ato hynë në këtë qendër pasi panë jashtë shenjën “testi i shtatzënisë falas”.

“Për 50 vjet ne ishim në gjendje të bënim atë që donim të bënim me trupin tonë dhe nëse donim të kishim një fëmijë apo jo”,  tha Beth. “Është e frikshme të dish që vajza ime mund të mos e ketë atë mundësi”, shtoi ajo.

Në pritje të rezultateve të testit, dyshja debatuan se çfarë mund të thotë kjo për ta, financiarisht dhe nga ana sociale. Beth dukej e zemëruar me vajzën e saj, por i tha se do ta mbështeste.

“Të mendosh se dikush që bën rregulla mund të diktojë jetën e saj, jetën time, jetën e burrit tim, thjesht nuk është e drejtë”, tha Beth.

Testi i shtatzënisë doli negativ, dyshimet e adoleshentes ndoshta ishin të gabuara. Por ende të shqetësuar për implikimet e një shtatzënie të mundshme, ata u nisën për të bërë një test gjaku për adoleshenten. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!