Vajton Selenica/ Përcillen në banesën e fundit 8 viktimat

schedule14:00 - 11 Gusht, 2018

schedule 14:00 - 11 Gusht, 2018

Mes dhimbjes dhe lotëve janë përcjellë për në banesën e fundit tetë pjestarët e familjes Zykaj në Selenicë. Viktimat e masakrës janë varrosur në tokat e tyre sipas amanetit të kryefamiljarit të tyre Demir Zykaj.

Selenica po vajton si asnjëherë tjetër. Trishtim dhe pikëllim po përjeton i gjithë fshati. Familja Zykaj po kalon ditë të pazakonta.

Në orët e drekës familjarë, të afërm e banorë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën 8 viktimave mes tyre edhe dy fëmijëve.

Një pjestar i fisit të tyre u shkaktoi tragjedinë e madhe.

Pasi iu bënë nderimet viktimat me tetë arkivole dolën nga tre shtëpi dhe u përcollën për në banesën e fundit.

Tetë personat që u vranë me kallashnikov nga Ridvan Zykaj u varrosën në tokat e tyre. Ky ishte amaneti i Kryefamiljarit Demir Zykaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!