Vaji i ullirit bëhet “produkt luksi” në Greqi

schedule22:04 - 24 Shtator, 2023

schedule 22:04 - 24 Shtator, 2023

Vaji i ullirit, pjesë thelbësore e kulturës dhe kuzhinës greke, po bëhet produkt luksi për shkak të rritjes së çmimeve, tha të shtunën një drejtues i një prej sindikatave më të mëdha të prodhuesve të ullirit në Greqi.

Çmimi me shumicë i vajit të ullirit në Kretë, një nga rajonet më të mëdha të prodhimit të vajit të ullirit në vend, është aktualisht rreth 8,4 euro për litër, që do të thotë se çmimi i tij me pakicë do të jetë rreth 12 deri në 15 euro gjatë dimrit, tha Myron Chiletzakis, nënkryetar i Kooperativës Bujqësore Heraklion (EASH), për transmetuesin grek “OpenTV”.

Gjithashtu, duke folur për transmetuesin publik ERT, ai tha se 80 për qind e prodhimit të vajit të ullirit në vend eksportohet dhe kjo është gjithashtu faktor i rritjes së çmimeve në vend.

Chiletzakis tha se Greqia, siç bëri Turqia duhet të kishte ndaluar eksportin e vajit të ullirit për të parandaluar atë situatë.

Vaji i ullirit është bërë një produkt luksi me çmimin mesatar të tij në rafte që arrin në 13 euro, tha ai, duke vënë në dukje se çmimi u rrit 35 për qind vetëm në gusht.

Ministria turke e Tregtisë njoftoi më 1 gusht një ndalim tremujor të eksportit të vajit të ullirit me shumicë dhe fuçi për shkak të mungesës së prodhimit të tij në vendet mesdhetare dhe efekteve negative të mëvonshme në çmimet e brendshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!