Myrto Uzuni zhvilloi një ndeshje të mirë dje në mbrëmje kundër Polonisë në Varshavë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Sulmuesi beratas ka folur pas ndeshjes duke u shfaqur i zhgënjyer, por gjithashtu ka theksuar se qershori do të jetë me dy fitore për kombëtaren.
NDESHJA- “Ishte shumë ndeshje e mirë nga ana jonë. Ekipi polak është shumë i fortë, por ne u vendosëm mirë në fushën e lojës dhe nuk u lejuam mundësi. Patëm rastet tona, por ky është futbolli”.
RASTI- “Ishte një rast shumë i mirë dhe mendoj se kur luaj sulmues qendre, kam edhe më shumë hapësira”.
SKEMA- “Është një skemë e mirë, pasi vendosemi mirë taktikisht dhe besoj që në ndeshjet e tjera do të marrim fitore”.
MESAZHI PËR TIFOZËT- “Trajneri na uroi për shpirtin dhe zemrën që vumë në fushën e lojës. Në qershor na presin dy ndeshje, ku duam të marrim dy fitore për tifozët tanë”./ h.ll/abcnews.al