Uzuni nderohet në Spanjë, presidenti i La Liga i dorëzon çmimin e veçantë

schedule18:45 - 7 Nëntor, 2023

schedule 18:45 - 7 Nëntor, 2023

Myrto Uzuni ka pasur një të hënë të veçantë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i Granadas në Spanjë ka qenë i pranishëm në një ceremoni të mbajtur në Madrid, aty ku jaqnë ndarë çmimet për lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar sipas votave të futbollistëve profesionistë në Spanjë.

Sulmuesi ishte përzgjedhur nga votuesit si lojtari më i mirë i Segunda Division për sezonin 2022-2023, në të cilin ai u shpall golashënuesi më i mirë i këtij kampionati dhe ndihmoi Granadën që të ngjitej në elitë.

Dhe nuk ishte rastësi që në ceremoninë e djeshme, çmimin atij ia dorëzoi vetë Havier Tebas, presidenti i La Liga, i cili ka parë se si fatet e Granadës në elitë në këtë edicion do të varen shumë nga ajo që do të prodhojë Uzuni para portës.

Për sulmuesin shqiptar kjo është padyshim një arritje e jashtëzakonshme në karrierën e tij që ka pasur rritje graduale duke qenë vazhdimisht një nga lojtarët më të spikatur në të gjithë kampionatet ku ka luajtur deri tani./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!