Uzuni “mbreti”, Sahiti befasia! Përjashtimi është Berat Gjimshiti

schedule16:58 - 9 Shkurt, 2021

schedule 16:58 - 9 Shkurt, 2021

Pesë ndeshje, pesë gola. Myrto Uzuni po kalon një formë të shkëlqyer dhe ka shënuar në të gjitha ndeshjet e fundit, duke u konfirmuar si një nga lojtarët shqiptarë më të mirë të momentit. Ferencvaros kryeson në Hungari dhe Uzuni po jep kontributin e tij.

Këtë vit ai është lojtari i kombëtares që ka shënuar më shumë se kushdo. Beratasin e ndjek një sulmues i Shqipërisë U21, Emir Sahiti. I huazuar nga Hajduk Split te Sibenik, anësori ka realizuar katër gola në tre ndeshje e fundit.

Gjatë vitit 2021, dy lojtarët e përmendur më lart janë shënuesit kuqezinj më të mirë. Podiumi ndahet mes tre futbollistëve, të cilët numërojnë nga tre gola. Armando Broja me fanellën e Vitesse në Holandë është një prej tyre.

Dy gola ka shënuar edhe Taulant Seferi, i cili iu bashkua Tiranës nga Young Boys në muajin janar. Vijon të shënojë gola edhe Kristi Qose, me dy rrjeta të tundura këtë vit me Karvani në Çeki (5 gola sezonalë) .

Pastaj me nga një gol janë sulmues si Rey Manaj e Sokol Cikalleshi, sikurse edhe mesfushorët Sherif Kallaku e Endri Çekiçi. Përjashtimi është Berat Gjimshiti, i cili ka shënuar këtë vit në kupë kundër Lazios dhe me siguri do tentojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në Serie A në vazhdim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!