Ishte një garë treshe.
Kaq ishin sulmuesit shqiptarë që u dalluan më shumë gjatë këtij viti.
Myrto Uzuni ia doli të kalonte konkurrencën e rivalëve të tillë si Rejm Manaj dhe Mirlind Daku.
Ylli I Granadës, që këtë sezon luan në Ligën e dytë në Spanjë, arriti të shënonte gjithsej 19 gola në 12 muaj, e përveç tyre pati edhe dy asistë.
Nga këto rrjeta, 14 ishin këtë sezon në Ligën e Dytë, ndërsa pesë të tjera u shënuan edicionin e kaluar, kur Uzuni luante në elitën spanjolle, në La Liga.
Në vend të dytë nga sulmuesit e kombëtares është Rej Manaj që aktivizohet në Superligën e Turqisë për Sivasporin.
Futbollisti 27-vjeçar ka gjithsej 16 gola dhe 4 asistë në 2024.
Lojtari me fanelën me numrin 9 ishte I shkëlqyer sezonin e shkuar, kur fitoi Këpuën e Bronzit në elitën turke, dhe 12 nga 18 rrjetat gjithsej I shënoi nga janari deri në maj të këtij viti.
Ky sezon nuk është në ato nivele, pasi ka realizuar vetëm katër herë, ndërsa në ndeshjet e fundit pati probleme me polemikat dhe kartonët.
Podiumin kuqezi e plotëson Mirlind Daku.
Sulmuesi që luan për Rubinin e Kazanit në Premier Ligën e Rusisë, ka në total gjatë këtij vit 15 gola dhe 9 asistë.
Me këto shifra, ai u shpall lojtari më I mirë I elitës ruse për kontributin gola+asiste.
Po ashtu, Daku është më I miri nga kombëtarja shqiptare për këto. /abcnews.al