Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Albeu”, aty ku ka prekur shumë tema rreth karrierës së tij, jetës personale, ofertave të shumta, si dhe ka zbuluar me kë është tifoz dhe se kush është lojtari i tij i preferuar.
VITI 2019 – “Nuk ishte viti im më i mirë 2019, mendoj se 2020 do jetë viti më i mirë se 2019”.
SHOKËT NË KOMBËTARE – “Miqësi kam me të gjithë çunat, po më shumë kam me Roshin, Balajn, Manajn dhe Baren”.
OBJEKTIVAT – “Lokomotiva e Zagrebit këtë sezon objektiv ka kupat e Europës”.
GOLI I PARË I VITIT – “Golin e parë do ja dedikoj familjes time”.
KOHA E LIRË – “Kohën e lirë e kaloj më së shumti në stërvitje, shtëpi, stërvitje dhe Playstation”.
AIR ALBANIA – “Është një stadium shumë i bukur, dua të lë gjurmë tek “Air Albania”.
KAMPIONATI I PREFERUAR – “Mendoj se kampionatet që më përshtaten janë spanjolli dhe holandezi”.
OFERTAT – “Kam pas shumë interesime kanë ardhur madje dhe në klub, por mendoj se do më bej më mirë akoma dhe këto 6 muaj dhe më pas të shohim”.
SUPERIORE – “Po e ndjek Kategorinë Superiore. Mendoj se Tirana shpallet kampion”.
TIFOZ – “Skuadra qe unë bej tifo është Reali i Madridit”.
MESSI APO RONALDO – “Normalisht CR7, pasi ai është bërë ai që është sot falë punës dhe vullnetit”.
SUKSESI – “Normalisht këtë sukses ja dedikoj familjes pasi ata nuk kanë reshtur kurrë së më mbështeturi dhe është me e pakta që mund t’iu kthej”, përfundoi Uzuni./abcnews.al

