Uzuni: Golat nuk më kanë mbaruar, ndaj Polonisë dua të shënoj

schedule14:31 - 22 Mars, 2023

schedule 14:31 - 22 Mars, 2023

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon seancat stërvitore për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024, ku kuqezinjtë do të ndeshen në Varshavë kundër Polonisë.

Në një konferencë për shtyp, bomberi shqiptar, Myrto Uzuni, u shpreh se do të ndihmojë me gola ekipin.

“Kam shënuar 20 gola dhe nuk kam mbaruar me kaq. Sa i përket Kombëtares jam shumë i lumtur. Të përfaqësosh Kombëtaren është gjëja më e madhe për një futbollist. Ndihem mirë si qendërsulmues.

Ndryshime në futboll duhen. Është një frymë e re. Shpresoj të arrijmë rezultatet pozitive. Sa i përket lojtarëve të rinj i uroj mirëseardhjen.

Siç e thashë kur vjen në Kombëtare ke më shumë përgjegjësi. Tani kam më shumë eksperiencë dhe jam më i gatshëm. Koha do e tregoj.

Këtu ja urova sërish mirëseardhjen. Trajneri ka shumë besim te unë dhe shpresoj t’ia shpërblej.

Me Rejën ndryshon mentaliteti. Koha është treguesi më i mirë.

Dua të shënoj se kjo është gjëja që bëj më së mirë. Dhe këtë dua të bëj në Varshavë.

Trajneri Silvinjo i ka gjërat e qarta. Në lojë sulmuese tregoj vlerat e mia më së miri si te Granada.

Kur shënon kaq shumë gola si në Ligën e dytë spanjolle. Kam oferta nga Premier Liga, La Liga, Seria A. Por tani jam i përqendruar me Kombëtaren dhe dua të jap më të mirën.

Dua të kërkoj më shumë nga vetja. Mundësitë janë kualiteti është aty. Por dhe ekipi si mesfusha dhe mbrojtja që duhet të sjellin topin te sulmi dhe ne ta shënojmë.

Siç e shikoj unë tani mendoj se do të luajmë një lojë më shumë ofensive. Me sa nuhasë unë trajneri do të bëjë një lojë më shumë sulmuese”, deklaroi Uzuni./ h.ll/abcnews.al