Uzina e rafinerisë së Ballshit nuk funksionon, 800 punëtorë në protestë

schedule10:39 - 27 Janar, 2020

schedule 10:39 - 27 Janar, 2020

Uzina e rafinerisë së Ballshit vazhdon të mos funksionoj, dhe rreth 800 punëtorë vazhdojnë të mbeten pa pune. Punëtorët shprehen se po i mashtrojnë, mblidhen çdo ditë për në punë, por portat e rafinerisë së uzinës nuk hapen.

Shqetësimi i tyre vazhdon edhe në këtë fillim viti. Ata kërkojnë zgjidhje, dhe zgjidhja është puna.

Punëtorë të rafinerisë, por edhe banues e kryefamiljarë, shprehen me shpresë të thyer, pasi nuk kanë ku të ushqehen.

Apeli i tyre sot në emër edhe të punëtorëve të tjerë, u shprehën se do tu  rikthehen protestave derisa të marrin përgjigje.

Njëri prej punëtorëve shprehet se kërkon përgjigje përndryshe  do të braktisin vendin.

Vështirësia ekonomike i solli në Fier për të protestuar por në rast se ata nuk marrin asnjë zgjidhje për protestën e tyre ata do të nisen në Tiranë në këmbë./abcnews.al