UTA Arad, klubi që garon në elitën e futbollit rumun, është përforcuar me dy lojtarë nga Kategoria Superiore. Ditën e sotme kanë firmosur Idriz Batha dhe Rolandas Baravykas.
Mesfushori la skuadrën e Tiranës pas dy vitesh dhe do të provojë të parën eksperiencë jashtë vendit.
Baravykas ishte pjesë e Kukësit në Superiore gjashtë muajt e fundit. Ai iku si lojtar i lirë nga verilindorët dhe tani mendon të japë maksimumin në Rumani. / abcnews.al