Ustai i çative të sigurta/ Bledar Hatika u kthye nga emigrimi për të punuar në Gjirokastër

schedule20:14 - 23 Shtator, 2023

schedule 20:14 - 23 Shtator, 2023

Prej vitesh Bledar Hatiken e gjen duke punuar majë çative të gurta të shtëpive shekullore gjirokastrite.

I riparon dhe restauron gjithë kujdes. Zanatin e guregdhendësit e ka trashëguar nga i ati.

Fillimisht e ushtroi ne Greqi por prej 10 vitesh së bashku me të vëllanë është kthyer në qytetin e lindjes.

Që prej kthimit nuk ka mbetur një ditë pa punë pasi në Gjiokastër nevojat për ndërhyrje në banesat karakteristike janë të mëdha.

E cilëson një zanat të vështirë. Shtëpitë Gjirokastrite janë të larta dhe duhet vigjilence në çdo hap. Profesionist nuk duhet të jetë vetëm ustai por edhe punëtorët.

Tregon se çdo çati në qytetin e gurtë ka sekretet e veta. Çatitë e shtëpive në qytetin e unescos janë tepër të rënda. Bledari tregon se nëse bie catia rrezikojnë bashkë me të të bien edhe muret.

Ashtu si për çdo zanat edhe gurgdhëndjen të rinjtë nuk dëshirojnë ta mësojnë e trashëgojnë. Punën e tij e vlerësojnë të gjithë por turistët e huaj shpesh mahniten nga kjo mjeshtëri.

Mbulimi i shtëpive dhe komplekseve muzeale me pllaka guri është një veçanti e Gjirokastrës. Zhvillimi i turizmit por edhe mbrojtja e vlerave karakteristike kane rikthyer traditën e ndërtimit të çative të gurta./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!