Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit/ Arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

schedule11:55 - 17 Korrik, 2025

schedule 11:55 - 17 Korrik, 2025

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit në telefonin e tij.

Gjatë shoqërimit për në polici, 20-vjeçar ka kundërshtuar me forcë dhe oficerët e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, gjatë kontrolleve të ushtruara për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar një rast të kësaj veprimtarie, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi B. Rr., 20 vjeç, banues në Peqin.

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 celular me faqe që shërbenin për të organizuar lojëra fati, si dhe foto të biletave të basteve sportive. Gjatë veprimeve procedurale, ky shtetas ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë”, njofton policia.

/abcnewssal

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!