Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ushtronin prostitucion/ Durrës, arrestohen dy kolumbiane

schedule09:13 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 09:13 - 15 Dhjetor, 2025

Policia e Durrësit ka finalizuar fazën e 12-të të operacionit policor të koduar “STORM”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Gjatë operacionit, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, u arrestuan në flagrancë dy shtetase kolumbiane, të cilat kishin marrë me qira një apartament dhe e shfrytëzonin për prostitucion.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe formularë dërgesash monetare me vlerë mbi 15 mijë euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!