Ushtroi presion psikologjik ndaj një 5-vjeçareje me autizëm, mjeku shqiptar pritet të dalë sot para gjykatës

schedule12:32 - 28 Nëntor, 2022

schedule 12:32 - 28 Nëntor, 2022

Logopedi nga Gjilani Iljasa Fazliu pritet të dalë gjatë ditës së sotme para gjykatës. Mjeku dyshohet për veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kujtojmë se të dielën u publikuan nga mediat në vend pamje sesi logopedi Fazliu ushtron presion psikologjik ndaj një vajze 5-vjeçare me autizëm.

Lexo edhe: VIDEO/ Ushtroi presion psikologjik ndaj një 5-vjeçareje me autizëm, familjarët e vogëlushes rrahin mjekun shqiptar

Para gjykatës do të dalin edhe dy persona tjerë, të dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht doktorin në fjalë.

Po ditën e djeshme u publikua një video e filmuar nga kamerat e sigurisë në një lokal ku dy familjarë të vajzës shkuan dhe sulmuan mjekun fizikisht pasi vërtetuan me pamje abuzimin ndaj vajzës. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!