Ushtroi dhunë ndaj motrës dhe e kërcënoi për t’i marrë shuma parash, pranga 47-vjeçarit në Peqin

schedule13:23 - 7 Gusht, 2024

schedule 13:23 - 7 Gusht, 2024

Një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë këtë mesditë në Peqin.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 47-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, si dhe e ka kërcënuar për t’i dhënë një shumë parash.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin 47 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe e ka kanosur që t’i jepte një shumë parash.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!