Një 55-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Tropojë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gri.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë 55-vjeçarin, banues në fshatin Gri, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al