Trajnerja e fitnesit, Eri Lazaj i ka këshilluar të gjithë në emisionin “ABC e Mëngjesit” të merren me palestër. Ajo ka theksuar se të bërit ushtrime fizike çliron një hormon lumturie, që ndryshon të gjithë personalitetin.
Sakaq, Eri thënë se ka njerëz me shumë vullnet që janë dobësuar, por duhet kohë dhe regjim.
“Ka pasur njerëz që kanë ardhur 120 kg dhe sot janë shumë më pak kilogramë dhe janë shumë më të lumtur. Kjo do kohë të bëhet, nuk duhet as dy muaj, as tre. Të paktën trurit i duhen 21 ditë të përshtatet me diçka të re”, u shpreh ajo.
Më tej, Eri ka këshilluar që personat të cilët nuk kanë mundësi mund të bëjnë ushtrime në shtëpi, megjithatë duhet të konsultohen me një ekspert të fushës. Ajo thotë se nuk është mirë që të shkëputesh për ditë me radhë nga palestra, apo ta teprosh me ushqimin.
“Nëse kanë një këshillim dhe marrin orientimin e duhur, mund ta bësh dhe në shtëpi. Por duhet një këshillues, nuk mund të bësh gjithçka vetë, si nga mënyra e të ushqyerit dhe deri te përdorimi i veglave, sepse ndodh që edhe mund të dëmtohesh.
Shkëputja për një ditë ose dy nuk është problem sepse ta këshillon dhe programi vetë. Por kur kalon disa ditë nuk është mirë, sepse edhe truri nuk ndihet mirë. Unë kam tetë vjet që merrem me këtë gjë. Unë personalisht jam nga ata njerëz që kur konsumojë një copë pice, më duket sikur më rëndon stomakun”, shtoi Eri./abcnews.al