Eksperti i gjeopolitike, Enri Hide i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja”, ka folur në lidhje me problemet e brendshme të ushtrisë dhe konfliktit me forcat Wagner, ku u kap rob nga këta të fundit nënkoloneli i Brigadës 17.
Hedi tha se kjo tregon edhe njëherë se ushtria ruse ka probleme të mëdha strukturore dhe të udhëheqjes.
“Në fakt është një vazhdën e atyre argumentave që në krye të herës, ku thelbësisht ushtria ruse ka probleme të mëdha strukturore dhe të udhëheqjes. Ky është edhe një problem i shtuar i ushtrisë ruse, që vjen nga dobësimi i strukturës së saj.
Kjo tregon se tashmë, Rusia është shumë e dobët nga pikëpamja ushtarake brenda saj.
Kjo ka ardhur në një kohë kur pritet kundërofensiva e Ukrainës, ndërsa ajo ruse po çedon dhe duket po luan më të gjithë mundësitë që ka.
Kemi edhe shumë refuzime për të zbatuar urdhrat brenda ushtrisë ruse dhe kjo çon në një dobësim të saj” tha Hide.r.t/abcnews.al