Ushtria izraelite njoftoi sot se vrau Ali Abdel Hassan Naim, zëvendës komandant i njësisë raketore të Hezbollahut, në një sulm ajror në qytetin libanez Bazouriye.
Që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor në Rripin e Gazës, Hezbollahu dhe organizata të tjera aleate të Palestinës janë përfshirë në sulme pothuajse të përditshme me forcat izraelite përgjatë kufirit jugor të Libanit.
Duke folur në kushte anonimiteti, një burim ushtarak libanez tha se viktima ishte “një zyrtar i rëndësishëm i Hezbollah”. Përplasjet ndërkufitare janë intensifikuar këtë javë, duke ngritur shqetësimet për një konflikt më të përgjithshëm midis Izraelit dhe Hezbollah.
Të mërkurën, njëmbëdhjetë civilë, përfshirë 10 punonjës të ekipeve të shpëtimit, u vranë në Liban në një sulm që i atribuohet Izraelit, ndërsa një civil u vra në qytetin izraelit Kiryat Shmona nga bombardimet e Hezbollahut.
Të paktën 347 njerëz janë vrarë në Liban shumica prej tyre luftëtarë të Hezbollah, por edhe gati 68 civilë. Në të njëjtën kohë, mijëra njerëz në Libanin jugor janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.
Dhjetë ushtarë dhe tetë civilë janë vrarë në Izraelin verior, sipas ushtrisë./abcnews.al