Trupat izraelite i kanë vrarë dy palestinezë në Bregun e okupuar Perëndimor të martën, tha Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.
Kjo ishte bastisja e parë e vdekjeprurëse në Xheriko në muajt e fundit.
Ministria e Shëndetësisë tha se Qusay Omar Suleiman al-Walaji, 16 vjeç, dhe Mohammed Ribhi Njoom, 25 vjeç, u qëlluan me armë zjarri në gjoks nga forcat izraelite “gjatë një sulmi në Xheriko në agim sot”.
Ushtria e Izraelit tha se gjate bastisjes “të dyshuarit shtinë në drejtim të Policisë Kufitare të Izraelit, e cila u përgjigj me armë zjarri. U identifikuan disa goditje”.
Kjo ishte bastisja e parë vdekjeprurëse që nga 1 maji në Xheriko, një qytet i lashtë në Luginën Jordan, e cila shtrihet pranë Detit të Vdekur.
Dhuna është rritur në konfliktin mes izraelit dhe palestinezëve në muajt e fundit, kryesisht shkaku i bastisjeve nga ushtria izraelite dhe nga sulmet vdekjeprurëse nga palestinezët dhe izraelitët.
Izraeli e ka uzurpuar Bregun Perëndimor që nga lufta e vitit 1967.
Pa e përfshirë lindjen e aneksuar të Jerusalemit, ky territor është shtëpi e tre milionë palestinezëve dhe rreth 490 mijë izraelitëve, të cilët jetojnë në vendbanime të cilësuar si të jashtëligjshme me ligj ndërkombëtar.
Numri i palestinezëve të vrarë këtë vit në konfliktin izraelito-palestinez ka shkuar në 216 me dy vrasjet në Xheriko.
Rreth 28 izraelitë, një ukrainas dhe një italian janë vrarë po ashtu këtë vit, sipas AFP-së, bazuar në burime zyrtare nga të dy palët./REL