Ushtria Izraelite ka urdhëruar banorët e disa zonave të Bejrutit jugor që të evakuohen.
Sipas BBC përkatësisht urdhri lidhet me evakuimin e një ndërtese në zonën al-Laylaki si dhe me struktura të tjera në lagjen al-Hadath.
Forcat izraelite më herët kanë kryer një seri sulmesh në Liban në orën e fundit, këtë herë duke synuar jo vetëm armët por dhe vendet e magazinimit.
IDF ka nënvizuar se do të vazhdojë të “sulmojë, infrastrukturën ushtarake” të Hezbollahut.
/abcnews.al/